E Diel, 1 Nëntor 2026

Vijon situata e përshkallëzuar në Rrugën e Durrësit, protestuesit i vënë zjarrin një ndërtese, thyejnë xhamat e bizneseve

TIRANË, 14 tetor /ATSH/ Protesta para Ministrisë së Arsimit vijon që të jetë e përshkallëzuar. Që prej orës 11:00 studentët vijojnë përplasjet me forcat e policisë.

Protestues të maskuar gjatë tubimit kanë dëmtuar ndriçuesit e rrugëve, kanë sulmuar një bankë të nivelit të dytë duke thyer xhamat.

Në vijim, protestuesit i kanë vendosur flakën një ndërtese ku ndodhen zyrat e një institucioni bankar, ndërsa të tjerë kanë qëlluar me gurë dhe kanë thyer xhamat e bizneseve të afërta. Gjithashtu është dëmtuar dhe kabina e rojes së ambasadës së Vatikanti që ndodhet aty pranë.

Zjarri përfshiu të gjithë godinën duke rrezikuar ndërtesat përreth.

Gjithashtu, më herët edhe një nga ambientet e godinës së Ministrisë së Arsimit në katin e parë u përfshi nga flakët.

Po ashtu, gjatë orëve të pasdites protestuesit janë zhvendosur drejt qendrës, ku dhe kanë djegur stolat e vendosura nga bashkia, duke i shkrumbuar dhe ndotur ambientin.

“Dorëheqje”, “Policia e krimit”, janë disa nga thirrjet e të rinjve në protestë.

Nga ana tjetër policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë për shpërndarjen e turmës, ndërsa të rinjtë janë kundërpërgjigjur duke qëlluar me gurë dhe sende të forta.

Sipas medieve disa protestues janë shoqëruar nga policia, ndërsa raportojnë edhe për të plagosur që janë dërguar në spital.

Protesta para Ministrisë së Arsimit, foto: Florian Abazaj & Arbi fortuzi 1 nga 47

(Vijon…)

/m.q/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›