E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vijon zjarri në landfillin e Elbasanit, tymi mbulon zonën

Zjarri i rënë prej ditës së djeshme (1 korrik) në landfillin pranë inceneratorit të Elbasanit vijon të jetë aktiv. Gazetari i RTSH-së, Enes Molla, bën me dije se flakët kanë përfshirë pothuajse 50% të sipërfaqes së landfillit, ndërsa tymi i dendur ka mbuluar zonën.

Flakët janë ndihmuar nga temperaturat e larta dhe era e fortë, duke e vështirësuar punën e zjarrfikësve.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në terren ndodhen 3 automjete zjarrfikëse me 15 efektivë të bashkisë Elbasan, 2 automjete zjarrfikëse me 10 efektivë dhe 1 traktor me zinxhirë nga Forcat e Armatosura dhe 3 automjete zjarrfikëse nga bashkitë e tjera.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, teksa Bashkia e Elbasanit, në një reagim ditën e djeshme i bëri thirrje autoriteteve ligjzbatuese të marrin masa në rastet kur kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›