Viktima dhe te zhdukur nga permbytjet ne Kolorado
Shira të dendur vazhdojnë prej ditësh dhe në Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë nisur të llogariten dëmet dhe të kërkohen viktimat. Deri tani janë katër viktimat por rezultojnë të zhdukur rreth 170 persona. Shërbimet e emergjencës konfirmojnë se disa zona malore janë totalisht të izoluara, pa ujë të pijshëm, ndërkohë që e gjithë zona perëndimore është e paarritshme për shkak të bllokimit të rrugëve. Banorët janë shpëtuar nëpërmjet helikopterit, por reshjet e vazhdueshme e vështirësojnë operacionin e shpëtimit.