E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viktima e Asiana Airlines u shtyp nga zjarrefikesit

Ndërsa numri i viktimave të aksidentit të “Asiana Airlines” u rrit në tre, policia konfirmoi se një ndër dy vajzat kineze që ndërruan jetë i kishte mbijetuar përplasjes së avionit, por ishte shtypur nga një zjarrëfikëse gjatë evakuimit.

Fluturimi 214 i kompanisë koreane u përplas me tokën dhe u përfshi nga flakët në fazën e uljes në aeroportin e San Françiskos, një javë më parë. Ndonëse shumica dërrmuese e udhëtarëve arritën të largoheshin nga avioni në flakë, edhe pse dhjetëra prej tyre të lënduar, 16-vjeçarja Ye Meng Yuan nuk mundi t’ia dilte mbanë. Pjesa e brendeshme e avionit pas shuarjes se flakeve Tashmë, autopsia e trupit të saj tregon një të vërtetë të hidhur, që pavarësisht aksidentit, ajo mund të ishte shpëtuar. Te plagosurit asistohen ne pisten e aeroportit, ndersa avioni vazhdon te digjet ne sfond, ne aksidentin e ndodhur ne 6 korrik Në fakt, adoleshentja i kishte mbijetuar fazës paraprake të uljes së avionit, por në përshtjellimin e krijuar gjatë evakuimit, ishte mbuluar me shkumën e përdorur nga zjarrëfikëset për të luftuar zjarrin. Pamje e asaj qe ka mbetur nga "Asiana Airlines 214" Tërësisht e mbuluar, ajo ishte shtypur më pas prej një makine të ndihmës së shpejtë, disa metra larg avionit, ku me sa duket kishte arritur të shkonte me këmbët e saj. Familjare te viktimave, te tronditur ne mesimin e lajmit te fatkeqesise Për momentin, nuk është ende e qartë nëse adoleshentja ishte ende në jetë kur u godit nga automjeti. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›