Viktima e tretë e gripit në Maqedoni

Në Maqedoni është regjistruar viktima e tretë që ka ndërruar jetë nga virusi i ashtuquajtur i ‘derrit” apo AH1N1.
Klinika Infektive në Shkup informoi se pacienti që ka ndërruar jetë i ditëlindjes 1952, më 7 shkurt ishte hospitalizuar në këtë klinikë, për shkak të ndezjes në mushkëri dhe ndezjes në tru, ku tek ai menjëherë ishte izoluar virusi i tipit A.
Pacienti edhe më parë ka lënguar nga sëmundje të rëndë kronike, si sëmundje të zemrës dhe me presion të lartë të gjakut. Mjekët e klinikës theksuan se edhe përkundër masave të ndërmarra për shërimin e pacientit, ai ka ndërruar jetë.
Në Klinikën Infektive tani për tani janë tre pacientë me gjendje të rëndë klinike dhe sëmundje kronike, ndërsa katër pacientë me gjendje më të lehtë shëndetësore./Indeksonline/