E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ nuk ka vendosur ende për regjistrimin e lëvizjes islame “Bashkohu”

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka vendosur ende për regjistrimin e lëvizjes islame “Bashkohu” si parti politike në Kosovë. Sipas udhëheqësve të kësaj lëvizjeje, po tentohet të bëhen pjesë e institucioneve për mbrojtjen e të drejtave të myslimanëve, transmeton KTV.

Fuad Ramiqi, ka vendosur të mos drejtojë partinë, të cilën do ta udhëheqë Arsim Krasniqi. Në statutin dhe programin e kësaj partie nuk flitet për orientimin politik të partisë, por qartësohet, ndër të tjera, se parim themelor i disiplinës në lëvizje është përmbajtja e normave morale të mbështetura në parimet hyjnore.

As neni 8 i Kushtetutës së Kosovës, për udhëheqësit e kësaj lëvizjeje islame, nuk paraqet ndonjë problem. Sipas këtij neni, Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare. Një parti e tillë, e mbështetur në ideologji fetare, vlerësohet e panevojshme për skenën politike në Kosovë./Indeksonline 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›