E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viktimat e komunizmit, Avokati i Popullit: Shteti te gjeje varret

Zbulimi i varrit masiv ne Linze te Tiranes ka risjelle dhe njehere ne kujtesen e shqiptareve krimet e komunizmit dhe detyrimin e shtetit per t'i kthyer te zhdukurit prane familjeve te tyre. Komisioneri i Avokatit te Popullit, Skender Haluca, i cili eshte i prekur direkt nga diktatura pasi regjimi komunist i burgosi e me pas i vrau babain, thote se ky varr nuk eshte i vetmi dhe kjo bazohet ne deshmite e familjareve te viktimave te pushkatuar nga komunizmi te cilet kerkojne ne vite te afermit e tyre. "Nje rast eshte ne periferi te Shkodres, prane antenave te radio Shkodres, ku jane varrosur Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja, dy persona te ekzekutuar pas revoltes se Qafe Barit ne vitin 1984. Familjaret e tyre i zbuluan pas shume vitesh kerkimesh ne gjithe vendin. Tjeter rast eshte nje person ne pyllin e Sodes ne Vlore, ku familjaret gjeten eshtrat e dikujt tjeter dhe i qajne sikur te ishin te familjarit te tyre dhe ky nuk eshte rasti i vetem", thote komisioneri Haluca.
Sipas tij, Avokati i Popullit ka nisur nje hetim prej dy vitesh per gjetjen e te zhdukurve prej regjimit komunist. Por ka ardhur koha qe nismat per hapjen e varreve dhe kthimin e eshtrave prane familjes, t'i marre shteti e jo me familjet. "Ne i kemi rekomanduar kryeministrit Berisha qe te ngreje nje komision hetimor ne perberjen e te cilit te jene perfaqesues nga SHISH, prokuroria, Avokati i Popullit, dhe mjeke te Institutit te Mjekesise Ligjore, pasi keta duhen per te identifikuar eshtrat dhe numertuar. Me kryerjen se shpejti te analizes se AND ne Shqiperi kjo gje s'do te jete me problem", thote Haluca.
Shqiperia eshte vendi i fundit ne Evropen Lindore qe nuk i ka hapur ende arkivat e sherbimit sekret te kohes se komunizmit. Shoqatat e ish-te burgosurve politike besojne se 5577 burra dhe 450 gra u ekzekutuan gjate regjimit komunist nga viti 1946 deri ne vitin 1991. Nje debat vijon prej shume vitesh nese duhet apo jo te hapen arkivat e sherbimeve sekrete. Nderkohe, autoritetet shteterore nuk kane bere asgje per te ndihmuar familjaret e viktimave te gjejne eshtrat e te ekzekutuarve.

Rekomandimi
"Ne i kemi rekomanduar kryeministrit Berisha qe te ngreje nje komision hetimor ne perberjen e te cilit te jene perfaqesues nga SHISH, prokuroria, Avokati i Popullit, dhe mjeke te Institutit te Mjekesise Ligjore, pasi keta duhen per te identifikuar eshtrat dhe numertuar, tha Komisioneri i Avokatit te Popullit, Skender Haluca.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›