Nipi i Dom Shtjefnit: Si nisa te germoj eshtrat e xhaxhait
Nikolin Kurti 60 vjec, nje prej atyre familjareve qe mori pjese ne kerkimin e eshtrave te xhaxhait te tij te pushkatuar nga diktatura komuniste, ne zonen e Dajtit, nuk e fsheh optimizmin per sensibilizimin qe mori ky lajm, si dhe angazhimin e shtetit ne kete iniciative. Duke rrefyer per "KJ", ai thote se tani shpresojne qe kjo pune te cohet deri ne fund, per gjetjen e eshtrave te njerezve te dashur, te atyre familjeve qe nuk dine se ku iu jane varrosur te afermit e tyre te pushkatuar nga regjimi komunist. "Fjala e kryeministrit Sali Berisha, per ngritjen e nje strukture te posacme te specializuar, per kerkimin e eshtrave te te pushkatuarve, eshte vertet shpresedhenese. Ne kemi kerkuar me kohe qe te kishte nje strukture shteterore, qofte Taske-Force, qe te funksiononte mbi baza ligjore, ne menyre qe per nje kohe te caktuar, te punohej per gjetjen e te vrareve nga diktatura. Ne do te ishim te lumtur qofte edhe sikur te gjendej nje pjese e atyre dhjetera mijerave, te te ekzekutuarve, qe sot nuk u dihet varri", thote Nikolini. "Duke pasur nje strukture te tille, edhe ne do te kemi ku te drejtohemi, duke ndihmuar me te gjitha dokumentacionet apo informacionin qe kishim, per gjetjen e familjareve tane te ekzekutuar, nga krimet e komunizmit. Kjo do ta bente punen tone edhe me te lehte, per ate detyrim moral qe ne kemi ndaj te afermve tane per vendosjen e eshtrave te tyre ne nje varr ku t'i kujtojme, por qofte edhe per studiuesit, per ate periudhe te dhimbshme te historise se popullit tone", thote Nikolini.
"Si nisa kerkimin per eshtrat e xhaxhait"
"Ne shkurt te vitit te kaluar, une bashke me dy persona te tjere nisem kerkimet, une per eshtrat e xhaxhait tim, Dom Shtjefen Kurti, kurse ata per familjaret e tyre. E gjithe "aventura" jone nisi pas thenieve te nje gardiani burgu, i cili na tha se do t'i kishte ngelur peng, nese do ta kisha mbajtur te fshehte kete sekret. Ai me kerkoi vete dhe me tha se prifti katolik, eshte ekzekutuar me nje plumb ne koke, pikerisht ne zonen rreze Dajtit prane Linzes. Ne kishim kryer edhe me pare germime ne zonen perreth, ku nga te thenat dihej qe ishte vend ekzekutimesh nga diktatura komuniste, por pa ndonje rezultat. Pikerisht ne shkurtin e kaluar, nisen germimet ne zonen e percaktuar. Me te gjitha shpenzimet tona, cuam atje nje fadrome, e cila ka punuar per rreth dy muaj. Pas dy muajsh, ne maj, fadromisti na lajmeroi se gjeti disa skelete. Menjehere kemi shkuar, bashke me familjaret e dy te kerkuarve te tjere, dhe kemi pare eshtrat. I kemi futur ato neper qese te zeza dhe i kemi vendosur ne nje barake te vjeter, qe ndodhej aty prane. Bashke me mua ne zonen ku u gjeten, erdhi gardiani. Pasi i pame te gjitha, gardiani dalloi njerin prej tyre duke me thene se ai i perkiste xhaxhait tim, Dom Shtjefnit, i pushkatuar me vendim te gjykates ne 29 shtator te vitit 1971, ne moshen 74-vjecare. Gardiani ishte i bindur per kete, nga disa sende qe ne gjetem prane skeletit, nje ore xhepi, nje pasqyre dhe nje proteze. Per t'u bindur, me ndihmen e priftit italian te Kishes se Gurezit ne Fushe-Kuqe te Lacit, Paskuale Nelli, kampione te kockave i derguam ne Itali per t'i kryer ADN-ne, por pergjigja na erdhi se nuk ishin ato eshtrat e xhaxhait tim. Edhe dy personat e tjere qe kerkuan bashke me mua, nuk i gjeten eshtrat e familjareve te tyre. Nikolini pohon se ka edhe zona te tjera, ku dihet se ka varre te te vrareve nga diktatura, por duhet nje pune serioze dhe e organizuar, per nxjerrjen ne drite te ketyre te vertetave te hidhura dhe te dhimbshme".
Ekzekutimi me pushkatim i meshtarit 74-vjecar, Dom Shtjefen Kurti
Dom Shtjefen Kurti, lindi ne Prizren me 24 dhjetor 1898, ne nje familje kosovare. Ne vjeshten e vitit 1918, Dom Shtjefeni u regjistrua ne Universitetin Shteteror Insbruck - Austri, per Teologji. Pas nje viti me mbarimin e Luftes se Pare Boterore, shkon ne Itali per te vazhduar atje studimet e tjera te larta. Ne vitet 30, ai debohet nga regjimi serb dhe 1/3 e familjes Kurti u zhvendos ne Shqiperi. Dom Shtjefeni e perqendroi aktivitetin e tij ne Kishen e Gurezit, ne Fushe-Kuqe te Lacit. Nikolini, thote se Dom Shtjefeni, ka sherbyer si prift i oborrit mbreteror, i Mbretereshes Geraldine. Vete Mbreti Ahmet Zogu, kishte ndertuar nje kishez te vogel brenda ne oborrin e tij, e quajtur Kapelan, per Mbretereshen e cila ishte me origjine austro-hungareze dhe mesha behej ne gjuhen gjermane. Por pas prishjes se kishave dhe xhamive, Dom Shtjefeni, u arrestua ne vitin 1970 dhe nje vit me pas, u denua me pushkatim.