Viktimat, rasti i pare 53-vjecarja nga Durresi
Rreth 12 dite me pare, pacientja e quajtur Marie R., e cila u transportua nga Durresi ne gjendje te rende, nderroi jete ne Spitalin Infektiv te Tiranes. Dyshimi ishte per meningjit, pasi edhe kur ishte shtruar ne spital, ajo kishte simptomat e nje semundjeje te tille, qe prek cipat e trurit. Megjithate drejtues te Shendetit Publik ne MSH thane pas vdekjes se saj se shkak mund te kete qene edhe nje fenomen hemorragjik. Por, ata nuk perjashtuan edhe diagnozen klinike te nje meningjiti meningokoksik, i cili eshte cilesuar si me i rendi dhe qe nuk ka vaksine per trajtim. Mjekimi kunder meningjitit, me te cilin u trajtua pacientja, nuk dha asnje shenje permiresimi, duke e veshtiresuar akoma me shume gjendjen e saj shendetesore, derisa e ndjera humbi jeten. Pas kesaj tragjedie, familjaret e terhoqen menjehere kufomen nga morgu, duke mos pranuar kryerjen e autopsise. Ndonese ajo ka vdekur ne kushte dhe ambiente spitalore dhe pa u mesuar shkaku qe coi ne humbjen e jetes, perseri ata nuk pranuan te kryejne nje pjese te procedurave ligjore. E vetmja gje qe kane pranuar ka qene marrja e mostrave te ndryshme nga trupi i saj per kryerjen e analizave te metejshme. Nderkohe, nje dite pas vdekjes, mjeket nuk pranuan se Marie R. kishte vdekur nga meningjiti. Por, nga ana tjeter, specialistet deklaruan se tre ore pas marrjes se mjekimit kunder semundjes, analizat nuk mund te vertetojne se e ndjera vdiq nga meningjiti.