Spitali infektiv, ne kurim dy te infektuar
Aktualisht ne pavijonin e Spitalit Infektiv ne QSUT po trajtohet nje vajze nga Puka dhe nje burre 35-vjecar nga Burreli. Adoleshentja nga Puka i perket moshes 17-vjecare, dhe u shtrua ne spital per shkak te simptomave te peraferta me te meningjitit. Pas ekzaminimeve, doli se meningjiti, nga i cili u dyshua te jete prekur, ishte viral. Nderkohe, ne te njejtin pavijon po trajtohet edhe nje 35-vjecar nga Klosi i Burrelit, i cili menjehere u dyshua te ishte prekur nga meningjiti. Ai perbente edhe rastin e pare te gjinise mashkullore qe ishte prekur nga kjo semundje, ndersa me pas, rastet e kesaj gjinie erdhen duke u shtuar. Madje, edhe me viktima. Sipas mjekeve, gjendja e tyre eshte me e stabilizuar. Epidemiologet konfirmojne se deri me sot jane 4 raste me meningjit meningokoksik ne vend. Behet fjale per dy vajzat nga Pogradeci, 21 dhe 25 vjece, vajza 3-vjecare nga Delvina dhe nje tjeter 5-vjecar nga Tropoja. Pese rastet e tjera, nga Fieri, Puka, Mati, dhe Durresi jane meningjite virale dhe bakteriale. "Gjate 10 viteve te fundit ne Shqiperi nuk ka pasur asnjehere shperthime epidemike masive nga meningokoku, me perjashtim te ndonje vatre te izoluar familjare. Ne vendin tone dhe ne rajon deri tani ka qarkulluar meningokoku i tipit B, per te cilin nuk ka vaksine. Gjithashtu, per momentin, specialistet e shendetit publik konfirmojne se nuk kemi te identifikuar meningokok te tipit C dhe nga pikepamja epidemiologjike nuk kemi shperthim epidemik. "Kjo eshte arsyeja qe ISHP ne konsultim me OBSH-ne nuk ka rekomanduar perdorimin e vaksines", argumentuan specialiste te ISHP-se. Sipas tyre, eshte duke u siguruar vaksine vetem per grupe me risk te larte.