Viktor Doda Situata e keqmenaxhuar
Koorporata Elektroen- ergjetike Shqiptare ka konfirmuar dje se kuotat ne liqenet e e hidrocentraleve kryesore vijojne te jene te njejta qe prej dy ditesh pra ne nivele te uleta te shenuara deri tani. Gjithashtu prurjet mesatare ujore ne liqenin e Fierzes dhe Komanit jane minimale ndersa ne Vaun e Dejes praktikisht jane zero. KESH vijon normalisht prodhimin e energjise per te plotesuar 14 milione kilovat ore energji per konsum nderkohe qe nje shifer gati e njejte me kete importohet.Debora dhe ngricat e javeve te fundit ne veri kane renduar situaten ne nivelin e liqeneve te HEC-eve ne kaskaden e lumit Drin por KESH-i siguron se do te vazhdoje te importoje energji per te ruajtur rezerven hidrike ne kaskaden e lumit Drin. Edhe gjate muajit te ardhshem. Ish-ministri Viktor Doda mendon se institucionet perkatese nuk kane punuar sic duhet per te menaxhuar situaten kur ishte koha e pershtatshem keshtu qe kjo e rendon edhe me tej situaten aktuale.
Si e vleresoni situaten hidrike dhe prodhimin nga hidrocentralet aktualisht
Gjendja ne liqenet e hidrocentraleve nuk eshte e mire dhe situata duhej manaxhuar ndryshe gjate pranveres se shkuar. Eksporti i energjise elektrike gjate vitit te shkuar duhej te ishte nderprere me pare. Situata eshte e veshtire edhe per shkak te marredhenieve mes Koorporates Elektroenergjetike dhe CEZ-it. KESH-i nuk duhet ta furnizoje CEZ-in me te gjithe sasine e energjise elektrike qe kerkon pasi gjendja financiare e KESH-it eshte renduar nga blerja e energjise elektrike dhe shitja e saj me cmim me te lire.
A ka potenciale Shqiperia per te prodhuar me shume energji elektrike me keto kushte
Shqiperia ka mundesi te medha per te investuar ne prodhimin e energjise elektrike. Por kerkohet transparence edhe ne dhenien e koncesioneve per hidrocentralet ne menyre qe keto vepra te vihen sa me shpejt ne funksionim. Nderkohe Shqiperia dhe Kosova duhet te realizojne nje bashkepunim energjetik per te shkembyer energjine ne varesi te burimeve te prodhimit.
A duhet synuar ne forma te tjera te energjise
Duhet hequr dore nga idete per ndertimin e centraleve berthamore Shqiperise i mungon eksperienca e duhur.
aq/shqiptarja.com