E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet ne universiteteakuza per presione te Artet

Ndikimet politike nuk kane munguar as ne procesin e zgjedhjes se drejtuesve te rinj te universiteteve publike ne vend. Nje dite pas perfundimit te procesit te votimit kane filluar te dalin ne shesh edhe mbeshtetjet me prapavije politike te kandidateve fitues e humbes. Ka qene pikerisht ky ndikim i politikes qe ka bere qe zgjedhjet per drejtuesit e rinj te mos kalojne te qeta ashtu sic duhet te jene zgjedhjet e institucionit te dijes por kane qene te mbushura plot me incidente.
Artet
Ne universitetin e Arteve ne fakultetin e Muzikes fitues eshte shpallur Sokol Shupo me vetem 1 te votave me shume se kandidati tjeter Fatmir Hysi. Por per te arritur deri tek firmosja e procesverbalit te fituesit jane dashur me shume se 12 ore bojkot. Sokol Shupo qe e ka mbajtur kete post edhe kater vitet e kaluara ka pasur perplasje te vazhdueshme me rektorin Petrit Malaj dhe gjate dites se djeshme ai nuk ka ngurruar te deklaroje qe i eshte dashur te mbroje votat e tij gjate gjithe nates dhe madje ka pasur edhe presione te vazhdueshme. Gabimet proceduriale qe jane bere me bejne te mendoj se kane qene te qellimshme. Komisioni e ka gdhire duke ruajtur votat me gjithe presionin e zevendesrektorit dhe vetem sot qe erdhen mediat u gjet zgjidhja qe duhej gjetur qe dje sepse ishte mbi tavoline. Zgjidhja eshte problem juridik. Perllogaritja qe e sakte dhe nuk do te nderroje pas kesaj zgjidhje. Problemi ishte se si interpretohet koeficienti- ka deklaruar dekani i Muzikes Sokol Shupo i cili ka marre 50.14 per qind te votave perkundrejt 49.14 per qind qe ka marre kandidati tjeter Fatmir Hysi. Megjithate per ta shpallur Shupon fitues eshte dashur edhe nderhyrja e ministrise se Arsimit dhe Shkences per te zhbllokuar procesin pasi anetaret nuk pranin te firmosnin procesverbalin.
Tirana
Zgjedhjet per drejtuesit e rinj ne Universitetin e Tiranes i kane ngjare nje beteje te vertete. Dhe nuk kane munguar surprizat. Keshtu te fakulteti i Mjekesise i cili gjate procesit te votimit ka shenuar disa incidente fitues eshte shpallur kancelari Bajram Hysa duke mundur tre mjeket qe kishte perballe tij. Me konkretisht kandidati Hysa ka arritur te marre 52 per qind te totalit te votave kundrejt 22.9 per qind qe ka marre Pellumb Pipero i cili ishte nje nder kandidatet me te forte per postin e dekanit ne kete fakultet. Ndersa mjeku tjeter Arben Baboci ka marre 17.3 per qind te votave dhe Genc Sulcebe ka marre vetem 7.4 per qind te totalit te votave. Surpriza tjeter ka qene fakulteti i Shkencave te Natyres ku Mynir Kone kancelar i Universitetit te Tiranes ka fituar perballe dekanit aktual Ilirian Manollari. Ndersa fakulteti i Ekonomise ku me pare drejtonte Omer Stringa tashme do te kete dekan Sulo Haderin i cili ka fituar me nje diference te vogel votash kundrejt kandidatit tjeter Andri Koxhaj. Keto kane qene te paktat fakultete qe ka pasur permbysje te pushtetit pasi me se shumti ne pozicionet drejtuese te universiteteve jane rektore dhe dekane qe kane qene edhe me pare. Kjo rikonfirmon preferencat stabel si te stafit pedagogjik ashtu edhe te studenteve dhe administrates. Ndersa sa u perket fakulteteve te tjera te universitetit te Tiranes fitues jane shpallur ata qe e kane plotesuar tashme nje mandat 4-vjecar por kane kerkuar votebesimin per te dytin. Keshtu te Filologjiku eshte shpallur fitues Shezai Rrokaj te Gjuhet e Huaja Klodeta Dibra ndersa te Shkencat Sociale Infermieria dhe Drejtesia fituesit diheshin pasi ata ishin te vetem ne gare. Dhe me konkretisht dekani i ri i Drejtesise do te jete Altin Shegani Shkencat Sociale do te drejtohen deri ne 2016-en serish nga Theodhori Karaj dhe ai i Infermierise nga Petrit Bare.
Rektori
Edhe gara per postin e rektorit ka qene e forte ne universitetin e Tiranes. Megjithese rezultati final ka dale me nje diference prej 65 per qind te votave ne favor te Dhori Kules fillimisht kandidatja Mimoza Hafizi ka marre shume vota. Por perfundimi i numerimit te votave ne Universitetin e Tiranes ka rikonfirmuar prof.dr Dhori Kulen ne krye te ketij universiteti si rektor me te dytin mandat radhazi. Keshtu me 7923 vota pro dhe me 3900 vota kunder Kule u zgjodh rektor i Universitetit te Tiranes ku 20 te peshes se rezultatit e zune votat e studenteve 5 votat e administrates dhe 65 votat e stafit pedagogjik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›