E Enjte, 5 Nëntor 2026

Viktor Orban fiton mandatin e katërt: Zelensky dhe burokratët e Brukselit janë kundërshtarët tanë

Kryeministri nacionalist i Hungarisë, Viktor Orban, ka fituar një mandat të katërt me shumicë votash në zgjedhjet e përgjithshme të vendit. Në fjalimin e tij të fitores, Orban kritikoi presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe burokratët e Brukselit, duke i quajtur ata “kundërshtarë”.

Hungaria ndan një kufi me Ukrainën dhe ka pranuar më shumë se gjysmë milioni refugjatë deri më tani. Orban këmbëngul se duke ndihmuar njerëzit, por duke refuzuar të furnizojë Ukrainën me armë, ai po e mban Hungarinë jashtë luftës.

Zelensky ka kritikuar vazhdimisht politikat e Orban.

/BBC/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›