Vilanova: Mundësisht mos ma përmendni emrin

Tito Vilanova ka dal në konferencë për shtyp para ndeshjes me Benfikën në Champions League. Vilanova ka komentuar fyerjen e asitentit të Simeones, German Burgos i cili i tha Mourinhos se unë nuk jam Tito Vilanova për të të respektuar ty.
”Mundësisht dëshiroj që emri im mos të përmendet në këso situate. Dua të komentoj lojën e nesërme në të cilën do të futemi në lojë për fitore. Messi do të luaj në këtë ndeshje në një skuadër me lojtarë të rinjë. Messi dhe të gjithë ne dëshirojmë që ai të shënoj gola për rekord. Është më afër si kurrë më parë” deklaroi Vilanova./Indeksonline/