Vilanova i pakënaqur me Barcelonën!

Tito Vilanova nuk është i kënaqur aspak me punën që ka bërë skuadra në transfere. Sipas mediave katalonase, Vilanova është i frustruar me ngathtësinë që ka treguar bordi i klubit në sjelljen e lojtarëve të ri.
Vilanova kishte planifikuar që të sjellë dy mbrojtës në skuadër pas hapjes së afatit kalimtar, gjë e cila deri më tani nuk ka ndodhur.
Blerja e Neymar është e vetmja deri më tani, blerje e cila edhe ashtu nuk ishte e kërkuar nga Vilanova.
Vilanova thuhet se ka kërkuar blerjen e Thiago Silvës, gjë për të cilën skuadra deri tani nuk ka treguar aspak interes./Indeksonline/