E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vilas Boas këshillon Terrin për Antonin

Xhon Terri dhe Anton Ferdinand do të përballen me njëri-tjetrin, sot në ndeshjen e kupës, ndërsa trajneri i Çelsit, Andre Vilas Boas, i ka kërkuar kapitenit të tij që ti japë dorën kolegut që e akuzoi për racizëm. Vëllai i Rio Ferdinand pritet të mos ia zgjasë dorën Territ. Është shumë e rëndësishme që ata të takohen. Futbolli duhet të promovojë vlera. Të gjithë kanë mosmarrëveshje, që nga lojtarët deri te trajnerët. Terri do të jetë në fushë, ai është 100% i gatshëm për të luajtur, – tha tekniku portugez. Kjo është ndeshja e parë që QPR dhe Çelsi takohen pas asaj të kampionatit në tetor, ku Terri gjatë një përplasjeje në fushë i tha zezak Ferdinandit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›