E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vili Minarolli raporton në Komisionin e Jashtëm


Në Komisionin e Politikave të Jashtme ishte i pranishëm kandidati për ambasador të Shqipërisë në Austri, Vili Minarolli i cili raportoi prioritetet që do të ketë ai si përfaqësues diplomatik i Shqiperisë në Austri. Minarolli gjatë raportimit në këtë komision theksoi se rëndësi të veçantë do t'i kushtohet bashkëpunimeve ekonomike dhe marrëveshjeve të tjera në disa fusha mes dy vendeve.

Vili Minarolli, ka përfaqësuar vendin tonë si ambasador në Greqi, por tani do të spostohet nga Athina per t'u bere ambasador i Shqipërisë në Austri. Ndërkaq vendin e ambasadorit tonë në Greqi do ta zejë Dashnor Dervishi, i cili deri tani ka shërbyer si ambasador në Bukuresht.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›