Vince Gill me albumin e ri Guitar Slinger

Ylli i muzikes Country Vince Gill u shfaq fillimisht 5 vjet me pare kur ai u be nje kengetar teper popullor. Tani pas 5 vjetesh kengetari nga Oklahoma publikoi albumin e tij te dyte Guitar Slinger.
lt--AV--gt
Guitar Slinger eshte albumi i pare i kengetarit Vince Gill qe nga viti 2006. Ai eshte bashkeautor i te 12 kengeve te perfshira ne album te cilat jane me temen e dashurise humbjes shpreses dhe besimit. Per here te pare ne karrieren e tij Vince Gill e regjistroi permbledhjen ne studion e tij te re personale. Ai thote se mosshfrytezimi i nje studjoje me qera e ndihmoi ate te krijonte nje regjistrim me te vertete te ngrohte te cilin ai po ashtu e pershkruan si nje nga regjistrimet me me shume variacion.
Ky regjistrim nuk eshte shume tradicional madje do te thoja se ai eshte bashkekohor. Ne gjysmen e pare te albumit ka shume pjese te interpretuara me kitarre ndersa ne pjesen e dyte kenget jane teper te ndryshme.
Ne album kane kontribuar gruaja e kengetarit Amy Grant dhe 3 vajzat e tij. Amy eshte bashkautore e tre kengeve perfshire duetin e tyre True love ku intrepreton edhe vajza e Amy-t Sarah Chapman.
Kenga qe kryeson albumin eshte ballada e emeruar per cmimin Grammy Threaten me with heaven per te cilen Vince shpjegon se ka fituar nje lidhje te vecante pas vdekjes ne vitin 2010 te mikut te tyre Will Owsley. Jeni duke degjuar balladen e intrepretuar nga Vince Gill Threaten me with Heaven.