E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Obama Permiresimi i ekonomise do te doje vite

Presidenti amerikan Barak Obama tha se permiresimi i ekonomise do te doje vite duke e quajtur ate nje proces afatgjate.

Ne nje interviste te transmetuar sot zoti Obama tha se problemet strukturore ne ekonomi jane ndertuar per dy dekada. Ai tha se riparimi i tyre do te doje me shume kohe sesa nje mandat ne detyre dhe ndoshta me shume se nje president.

Ekonomia amerikane vazhdon te tregoje shenja permiresimi me nivelin e papunesise qe ra nga 9 ne 8 presje 6 perqind. Por megjithate ajo eshte shume me e larte nga niveli normal prej kater apo 5 perqindesh.

Niveli i papunesise shihet si nje faktor kryesor ne shanset e zotit Obama per tu rizgjedhur per nje mandat te dyte.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›