E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e Emmyt, Apeli lë në burg Aziz Kelmendin

TIRANE- Gjykata e Apelit ka lënë në burg biznemenin kosovar Aziz Kelmendi, arrestuar per vrasjen e kengetares Elsina Hidersha, njohur me emrin e artit Emmy. Ne seancen e sotme, trupi gjykues ne rivleresimin e mases se sigurise ne ngarkim te tij ka vendosur te lere ne fuqi vendimin “arrest me burg”, caktuar nga gjykata e Tiranes.
Kelmendi ka deklaruar se eshte i pafajshem dhe se nuk ka pasur fare qellim vrasjen e kengetares, duke e cilesuar gjithe sa ndodhi nje vdekje aksidentale. Nderkohe qe familja e viktimes e akuzon ate per vrasje te qellimshme, duke e argumentuar kete me mesazhet sipas saj kercenuese te biznesmenit te telefonin e vajzes se tyre.
Kengetarja Emmy nderroi jete ne spital, pas disa oresh ne gjendje koma, pas perplasjes me makine ne të dalë të një pabi në afërsi të zones se Varrit të Bamit, në Tiranë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›