Virusi, Berisha: Do të importojmë mijëra vaksina
“Sapo të dalë vaksina kundër këtij gripi gjatë muajit shtator, qeveria do të mblejë të gjitha dozat e nevojshme”, tha Berisha në një konferencë të posaçme për gripin e derrave. Ai deklaroi se në Shqipëri tashmë është e pranishme kjo sëmundje, por megjithatë ka theksuar se nuk ka vend për panik dhe se situata është plotësisht nën kontroll.
“Qeveria e ka ndjekur me vëmendje të veçantë situatën e gripit të derrave. Qeveria është e gatshme të importojë të gjithë sasinë e nevojshme të tamiflusë që do të duhet për të kuruar të sëmurët me këtë formë gripi”, tha kryeministri. Kreu i qeverisë shqiptare deklaroi gjithashtu se vendi ynë disponon mijëra doza tamiflu. Ai ka përgëzuar edhe institucionet përkatëse, që kanë qenë në gatishmëri që në momentet e para për të përballuar këtë situatë.