E Shtunë, 31 Tetor 2026

Virusi është gjetur te 27 vjeçarja në QKUK

Një grua 27-vjeçe nga Prishtina është prekur nga gripi H1N1 i njohur ndryshe si “gripi i derrave”. Ajo është shtrirë në Klinikën Infektive në QKU dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Mostrat e para kanë rezultuar të dyshimta, ato i kemi marr serish të premten dhe sërish sot, e fatkeqësisht ato kanë rezultuar pozitive”, ka thënë Shemsedin Dreshaj, drejtor i klinikës.

Ajo po trajtohet me tamiflu e terapi përcjellëse. Këtë lloj të ilaçit po e blejnë familjarët e pacientes.

Ndërkohë, familjaret e të prekurës më H1N1 kanë thënë se vajza e tyre nuk ka qenë jashtë vendit kohëve të fundit, gjë për të cilën mjekët dyshojnë që sëmundja gjenezën e ka nga brenda.

Nga ana tjetër, sëmundja Gripi i derrave, në vitin 2009 kishte venë nën alarm shumë vende të botës, kurse rasti i fundit në Kosovë i evidentuar më virusin H1N1 ishte në vitin 2011./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›