E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Vishen” pallatet në Lushnje – FSHZH financon ndërhyrjen në tre blloqe banimi

Tre blloqe pallatesh në qytetin e Lushnjës, të ndërtuara përpara viteve 90- të, po i nënshtrohen procesit të veshjes nga jashtë me sistemin kapot. Punimet po kryhen nga bashkia me mbështetjen e fondit shqiptar të Zhvillimit. Në rrugën ” Vath Korreshi” puna është drejt fazës përfundimtare, ndërsa ndërhyrjet për zbatimin e eficencës së energjisë do të nisin edhe në lagjen “Kadri Qystri“.

“Aktualisht në këtë fazë të parë ne kemi nënshkruar kontratën për 3 pallate të cilat ndodhen në unazën “Vath Korreshi” ku është parashikuar hidroizolimi i tarracës dhe veshja kapot”, u shpreh Kryetare e Bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa.

Ndërhyrja në pallate që prek edhe izolimin e tarracave do të pasohet me heqjen e depozitave te ujit, ndërkohë që është arritur furnizimin me  ujë pa ndërprerje në 24 orë në qytet.

Rikualifikimi i pallateve të vjetra në Lushnjë ka nisur përpara 8 viteve, ndërkohë që ndërhyrje të tilla risin ndjeshëm vlerën e pronës. Sipas kryetares së bashkisë , pas këtij hapi, në vëmendje të projekteve në vijim do të jenë njësitë administrative të fshatrave.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›