E Diel, 1 Nëntor 2026

Visho Ajazi i druhet qeverisë së re, kërkon punë si pedagog në UT

Drejtori i ri i SHISH, Visho Ajazi Lika- faqe 6Me sa duket nuk do të ketë paqe as në institucionet kushtetuese dhe të pavarura pas ardhjes në mënyrë plebishitare të së majtës në pushtet. Dominimi parlamentar i konfiguracionit politik të majtë ka tundur nga themelet bazamentin që mban karrigën e kreut të SHISH Visho Ajazi, i cili është zgjedhur jo shumë kohë më parë në këtë post tepër të rëndësishëm pa asnjë konsensus dhe përmes kontestimeve të forta, me votën e mazhorancës së djathtë të drejtuar nga Berisha.

Ndonëse kreu i qeverisë së ardhshme, Edi Rama ka dhënë garanci se do të zbatohet vetëm ligji dhe gjithë reformimi i institucioneve do të bëhet vetëm në bazë të ligjit dhe Kushtetutës, ndonëse kreu i ri i PD Lulzim Basha ka deklaruar më se njëherë se do të bëhet mur në mbrojtjen e institucioneve të pavarura dhe kushtetuese, vetë drejtuesi i këtij institucioneve, kreu i SHISH Visho Ajazi ka filluar të marrë masa.

Burime të besuara dhe shumë të rezervuara pranë Universitetit Publik të Tiranës bëjnë me dije pwr Shqiptarja. Com se kreu aktual i Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi është në kërkim të një vendi pune si pedagog për informatikën në këtë sektor.

Ai është takuar me drejtues në degën e informatikës në UT në përpjekje për të qënë në vitin e ri akademik që nis të tetor të këtij viti pedagog në këtë fakultet, qoftë dhe i jashtëm dhe me orë.

Një element që përkon me faktin se ai nuk ndjehet i sigurtë në postin e kreut të SHISH, pas emërimit në këtë detyrë në kundërshtim jo vetëm me opozitën shqiptare të atëhershme të drejtuar nga Edi Rama, por dhe me përfaqësuesit e SHBA. Të cilët kishin marrëdhënie shumë të mira me paraardhësin e Visho Ajazit dhe konkretisht Bahri Shaqirin./A.XH

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›