E Diel, 1 Nëntor 2026

Vit i mbarë për vreshtarinë, fermerët nisin vjeljen, kantinat sigurojnë tregun

Në vreshtat e Përmetit dhe Këlcyrës ka nisur vjelja e rrushit, një prej produkteve karakteristike të kësaj zone. Pas një viti të favorshëm klimatik, fermerët presin një prodhim të mbarë, ndërsa cilësia e frutit vlerësohet e lartë.

Për fermerët, një nga sfidat kryesore mbetet tregu. Por vitet e fundit situata ka ndryshuar. Prodhuesit kanë krijuar një treg më të sigurt, kryesisht falë bashkëpunimit me kantinat e ndryshme të zonës, të cilat grumbullojnë një pjesë të konsiderueshme të prodhimit.

“Prodhuesit kanë krijuar një treg më të sigurt, kryesisht falë bashkëpunimit me kantinat e ndryshme të zonës, të cilat grumbullojnë një pjesë të konsiderueshme të prodhimit. Gjithsej sjellin rreth 40-50 fermerë të zonës. Nga këta 40-50, kuptohet, 20 janë ata që kanë sasi më të mëdha, që janë fermerë më profesionistë, më të përkushtuar te vreshti. Pastaj, rreth 20 të tjerë që kanë sasi më të vogla, por edhe ata kanë prodhim dhe cilësi shumë të mirë të rrushit”, tha administratori Marsel Bejko.

Përtej prodhimit të këtij viti, kultura e vreshtarisë mbetet një nga pasuritë e kësaj zone, duke lidhur punën e fermerëve me traditën e hershme të prodhimit të verës dhe me ekonominë lokale.

Gazetare: Leonida Koçiu

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›