E Martë, 3 Nëntor 2026

Vit rekord në turizëm, cilët janë faktorët që po ushqejnë rritjen?

Në Shqipëri sezoni turistik vazhdon të jetë në pikën më të lartë të tij, ndërsa të dhënat paraprake flasin për një tejkalim të të gjithë zërave të tij. 

Paketa turistike e cila iu ofrua turistëve të huaj ka tërhequr një numër të madh vizitorësh nga vende të ndryshme të Europës, veçmas nga vendet perëndimore të saj.

Luan Dervishi, ekspert i Sektorit të Turizmit, i tha RTSH se kjo ka ardhur për shkak të konsilidimit të infrastrukturës në Shqipëri, rritja e aksesit me më shumë linja ajrore, shtimi i mundësive për të marrë makina me qera, kanë bërë të mundur që shumë vizitorë ndërkombëtarë të vijnë në Shqipëri edhe individualisht.

Faktor tjetër i cili ndikoi në rritjen e numrit të vizitorëve në vendin tonë ishte edhe marketimi që iu bë sektorit të turizmit nga agjenci mediatike ndërkombëtare, por edhe një marketimi që erdhi nga përshtypjet pozitive që turistët dhanë vitin e shkuar. 

Por a po përkthehet e gjitha kjo në më shumë fitime?

Luan Dervishi, ekspert i Sektorit të Turizmit, thotë se rritja ka qenë uniforme dhe pa dyshim do të ketë rritje të të ardhurave.

Pavarësisht të dhënave pozitive për ekspertin mbetet ende sfidë përmirësimi i disa akseve rrugore në funksion të turizmit si dhe një parashikim më i mire i statistikave që do ti shërbejnë operatorëve dhe sektorit i cili po përgatitet për sezonin e ardhshëm. 

Gazetar Omer Saraçi

/ rtsh /

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›