Vit vendimtar për amfiteatrin e Durrësit
Nis sot një fazë e re pune për studimin, certifikimin dhe mirëmbajtjen e zonës jugore të amfiteatrit të Durrësit. Arkeologët dhe arkitektët e Universitetit të Chieti-Pescara-s specialistë shqiptarë të Institutit të Monumenteve të Kulturës e Institutit Arkeologjik në Tiranë, plotësojnë dokumentacionin që kanë mbledhur nga gërmimet e viteve të fundit.
Fjala është për evidentimin e një faze post-antike të amfiteatrit dhe struktura të monumentit të madh romak. Brenda vitit 2012 pritet botimi shkencor i rezultateve të arritura.