E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vitamina D për shëndetin e kockave – Ortopedët: Aktivitet fizik dhe regjim të mirë ushqimor

Vitamina D është një ndër elementët më të rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm, sidomos gjatë stinës së verës kur ekspozimi në diell është më i lartë. Mjekët specialistë theksojnë se niveli i saj duhet të kontrollohet përmes analizave të gjakut dhe sipas nevojave të organizmit, sidomos nëse shoqërohet me sëmundje të tjera apo mangësi specifike.

“Marrja e vitaminës D shkon bashkë me mineralet e tjera si kalcium, magnez, suplemente e kolagjenit por gjithmonë duhet bërë një bilanc analizash dhe mjeku të rekomandon në bazë të tyre”, u shpreh mjeku ortoped, Sulejman Sokoli.

Për të ruajtur nivelet optimale të kësaj vitamine, rekomandohet një mënyrë jetese aktive, me qëndrime të rregullta në ambient të hapur dhe ekspozim të kujdesshëm në diell.

“Rekomandohet aktiviteti fizik, ushqyerja e shëndetshme, marrja e vitaminës D si suplement shtesë”, tha ai.

Rritja e ndërgjegjësimit për rëndësinë e kësaj vitamine është një hap i rëndësishëm drejt parandalimit të një sërë problemesh shëndetësore që lidhen me imunitetin dhe shëndetin e kockave.

Gazetare: I. Bajraktari

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›