E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vitesse e pranon ofertën e Chelseat

Chelsea është në prag të blerjes së një talenti të madh të futbollit. Sipas mediave holandeze, skuadra e Vitesses e ka pranuar sot ofertën e Chelseat për blerjen e talentit holandez, Marco Van Ginkel.

Mesfushori 20 vjeçar holandez pritet të jetë lojtar i Chelseat në 24 orët e ardhshme. Vitesse thuhet se është pajtuar me ofertën e Chelseat e cila kap vlerën e 8.5 milion funtave.

Mesfushori 20 vjeçar është që një kohë në planet e Chelseat, ndërsa për të ishte shumë e interesuar edhe skuadra e Ajax.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›