"Vitet shqiptare 43-45", Berisha: Smajli, kontribut në Luftën Çlirimtare

Është promovuar sot libri “Vitet shqiptare 43-45”, i autorit David Smajli. Lufta e Dytë Botërore, ngjarje e personazhe shqiptare në fokusin e një ushtaraku anglez. Në promovimin e librit i pranishëm ishte dhe kreu i qeversië, Sali Berisha, i cili ka bërë dhe parathënien e librit. Në fjalën e tij ai vlerësoi kontributin e çmuar Smajlit në luftën clirimtare të vendit tonë.
“Dejvi ishte pjesmarrës në Kuvendin e parë të Partisë Demokratike në shtator të vitit 1991. Ai ka ndjekur në vijimësi zhvillimet në Shqipëri. Dua të theksoj se parathënia nuk i kushtohet direkt atij, por ai do të ishte i kënaqur, po ta lexonte atë, pasi është një vlerësim dhe një mirënjohje e sinqertë për Dejvin”, tha Kryeministri.
Sipas tij, ish-gjenerali së bashku me grupin në të cilin ai bënte pjesë, organizuan, financuan dhe armatosën shqiptarët në rezistencë duke i nxjerrë ato në krahun e fitimtarëve.
“Vitet shqiptare `43-45″ , libri me kujtime i kolonelit anglez David Smajli, përshkruan dy misionet e tij në vitet 1943 dhe 1944 me luftëtarët e rezistencës shqiptare. Libri i përfshirë në kolanën “Skripta imanent”, vjen në shqip nën përkthimin e Aleksandër Dakos dhe hap një dritare rreth ngjarjeve që shoqëruan vitet 1943-44.
Koloneli David Smiley lindi më 11 prill të vitit 1916 dhe vdiq më 9 janar të 2009-s, ai ishte një oficer i Forcave Speciale dhe Inteligjencës britanike. Ka luftuar gjatë Luftës së Dytë Botërore në Palestinë, Irak, Persi, Siri, Shkretëtirën Perëndimore dhe me ekzekutivin e operacioneve speciale në Shqipëri e Tajlandë. Është autor i tre librave të bazuar në përvojat e tij të luftës. Ai e priti me shumë gëzim kthimin e tij në 1990 në Shqipëri, pasi regjimi komunist, që e kishte dënuar atë me vdekje në mungesë, po rrëzohej.