E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen 2 shtetas për "vjedhje në bashkëpunim"

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit Gjovalin Leka 43 vjeç dhe Françesk Zefi, 33 vjeç, të dy këta banues në lagjen "Tre Herojt" të qytetit Shkodër si dhe është shpallur në kërkim e shtetasi Anton Kuka, 29 vjeç.
 

Këtë shtetas janë kapur në flagrance, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen "Perlat Rexhepi" të qytetit Shkodër, kanë vjedhur disa tuba kondisionerësh në nje objekt ne ndërtim.

Sa më sipër u kryen të gjitha veprimet e duhura hetimore e proceduriale dhe materialet në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për vepren penale " Vjedhje ne bashkpunim".
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›