E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viti 2007, deficiti tregtar 2,3 miliarde euro

Blerina Hoxha
Deficiti i tregtise me jashte ka thyer te gjitha rekordet, duke shenuar ne fund te vitit 2007 rreth 2,3 miliarde euro, nga 1,6 miliarde euro qe ka qene ne fund te vitit 2006. Vlerat per treguesit e tregtise se jashtme ne importe dhe eksporte i ka bere te ditur Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, ne permbledhje te zhvillimeve ne sektorin doganor per vitin qe shkoi. Ne fund te muajit dhjetor, ekonomia vendase harxhoi per importin e mallrave jashte vendit rreth 3,1 miliarde euro, ndersa perfitoi 844 milione euro nga eksporti i mallrave, duke rezultuar me nje deficit tregtar 2,3 miliarde euro. Karakteristike eshte se, per te dytin vit radhazi, ritmet e rritjes se eksporteve jane me te larta se te importeve. Eksportet jane rritur me 27 per qind ne krahasim me vitin e kaluar, ndersa importet me 26%. Mirepo, per shkak te bazes se ulet te eksporteve, perqindja e mbulimit mbetet shume e ulet, ndaj raporti importe-eksporte mbeti ne nivelin 4 me 1. Gjate vitit 2007 eshte regjistruar nje rritje prej 69% te volumit ne total te eksporteve shqiptare e shprehur ne sasi. Volumi i mallrave te eksportuara arriti ne 1665895 tone krahasuar me 988180 tone mallra qe jane eksportuar ne 2006. Ekspertet e ekonomise e argumentojne vleren e larte te hendekut ne tregtine me jashte si bashkerrjedhje e disa faktoreve te jashtem si, rritja e pazakonte e cmimeve te naftes, si dhe rritja e cmimeve te disa mallrave ne tregjet nderkombetare. Nderkohe qe kane ndikuar edhe faktore te brendshem, si situata e perkeqesuar energjetike ne vend, e cila ka cuar ne importe te larta ne energji elektrike. Kete vit ato u rriten me rreth 25 per qind, nga 17 per qind qe ishte rritja per te njejten periudhe ne vitin e kaluar. Kjo dinamike, megjithate, nuk eshte pasuar me fuqizimin ne baze te gjere te eksporteve, duke bere qe hendeku tregtar te thellohet dhe te perbeje faktorin kryesor per deficite te larta korente. Eksportet paten nje sezon

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›