Viti 2007, plani i tatimeve 96.6 per qind
Blerina Hoxha
Ndonese viti qe shkoi u shoqerua me nje krize te rende energjetike, administrata tatimore njoftoi se plani vjetor i te ardhurave ishte vetem 4 per qind larg realizmit. Niveli i planifikuar i arketimeve per vitin 2006 rezultoi 96.6 per qind, por rezultati do te ishte edhe me i larte sipas burimeve zyrtare ne tatime, nese nuk do te kishte rene importi i cigareve dhe nese nuk do te perkeqesohej gjendja financiare e KESH. Situata negative ekonomiko-financiare e Korporates Elektroenergjetike, demtoi planin e tatimeve me shume se 32 milione dollare, ose 3 miliarde leke. Deficiti qe KESH ka krijuar ne tatime me se shumti erdhi nga mospagimi i tatim-fitimit dhe TVSH-se ne dogana. Gjithashtu, ekspertet ne tatime ia faturojne mosrealizimin e planit renies se importit te cigareve.