Viti 2010, festohet pa incidente në Kosovë
Ndërrimi i viteve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovë ka kaluar i qetë dhe pa incidente serioze, ka njoftuar policia përmes komunikimit sot me mediat.
Sikurse dhe në vitet e kaluara dhe ketë vit shumë qytetarë kanë festuar në ambiente familjare, por ka pasur edhe shumë që kanë festuar në qendër të qyteteve, sidomos në metropol.
Radio Evropa e Lirë raporton se në Prishtinë janë organizuar aktivitete të ndryshme kulturore dhe në momentin e ndërrimit të vitit janë shkrepur fishekzjarrë të shumta.
Qytetarëve të Kosovës Vitin e Ri 2010 u kanë uruar edhe zyrtarët më të lartë ndërkombëtarë e vendës.