E Shtunë, 31 Tetor 2026

Metropolet botërore festojnë ndërrimin e viteve

Me mijëra njerëz në të gjithë Britaninë kanë sfiduar temperaturat e ulëta dhe kanë dalë në rrugë për të festuar ditën e ndërrimit të viteve.
Të gjithë festuesit kanë shijuar spektaklin e fishekzjarreve si në kryeqytetin skocez në Edingburg, edhe në kryeqytetin anglez, në Londër.
Mbi 200 mijë persona kanë qenë të pranishëm në brigjet e lumit Tamiz kur ora e Big Benit ka kryer numërin mbrapsht për ndërrimin e viteve.
Ndërsa mbi 80 mijë persona në Edinburg kanë qëndruar në të sheshin kryesor të qytetit në një ambient i cili ishte me temperaturë -6 gradë Celsius.

Kulla Efifel ka ndriçuar më shumë se në asnjë ditë tjetër të vitit, natën e ndërrimit të viteve. Qytetarë dhe me mijëra turistë nga e gjithë bota kanë festuar nën shkëlqimin e dritave të një prej ikonave më të mëdha turistike të botës.
Shkëlqimi verbues i kullës Eiffel ka zgjatur 12 minuta duke pasur parasysh se kulla e famshme pariziene ka festuar me 31 dhjetor ditëlindjen e saj të 120-të. çdo minutë simbolizonte një dekadë nga ekzistenca e Kullës Eiffel. Ndërsa dritat verbuese të Kullës Eiffel po shkëlqenin shumë njerëz po festonin dhe shumë çifte po putheshin.

Mbi 120 mijë rusë kanë zbritur në sheshin kryesor të Moskës, në "Sheshin e Kuq" për të festuar ndërrimin e viteve.
Disa minuta para ndërrimit të viteve, kanalet kryesore ruse shfaqen në ekran përshëndetjen e presidentit rus drejtuar kombit rus.
"Viti që ne kaluam nuk ishte më i lehti. Por ne i provuam vetes dhe të tjerëve se kur një popull është i bashkuar ai din kurdoherë që ta përballojë çdo krizë dhe sfidë."- pohoi në përshëndetjen e tij presidentit rus Dmitri Medvedev.
Policia moskovite pohoi se mbi 4 mijë policë kanë qenë në krye të detyrës për të ruajtur rrugët dhe sheshet kryesore të kryeqytetit rus.

Mbi 1 milionë njerëz janë mbledhur në rrugët dhe sheshet kryesore të Berlinit për të shijuar spektaklin e fishekzjarreve mbi sheshin para portës së Bradenburgut. Me mijëra fishekzjarre shumëngjyrëshe ka ndriçuar qiellin berlinez. Monitorë gjigand videotransmetuesish kanë dhënë shfaqjet e shumë popstarëve të njohur gjerman dhe botëror. Pasi u fikën dritat të gjithë pjesëmarrësit në festë kanë dhënë urimet e tyre për vitin e ri 2010.
"Së pari ju uroj shumë shëndet, lumturi dhe mbi të gjitha dashuri,"- ka shprehur urimin e tij festuesi gjerman Matthias Hojer.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›