Viti 2011 pritet ulje e tarifave te telefonise mobile

Brenda gjashtë mujorit të parë të këtij viti tarifat e shërbimit të telefonisë së lëvizshme në vend pritet që të ulen ndjeshëm. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka bërë me dije se pas asistencës së marrë dhe realizimit të disa projekteve të ndryshme të zhvilluara në fushën e telekomunikacioneve do të nisë dhe orientimi i tarifave drejt kostove që kanë kompanitë në treg. Në fillim të këtij muaji Autoriteti mbikëqyrës i këtij tregu do të nisë konsultimet publike që do të mbyllen me datë 29 janar.
Më pas, sipas njoftimit zyrtar të AKEP, objektivi me këtë metodologji është që brenda pranverës së vitit 2011 duke marrë në konsideratë efektin e futjes së operatorit të katërt celular, implementimin e shërbimeve të gjeneratës së tretë 3G dhe atij të Portabilitetit të numrit të arrihet që tarifat e shërbimeve celulare të ulen deri në 30%. Me këtë ndryshim të tarifave në treg, cmimet e telefonisë së lëvizshme për konsumatorët në Shqipëri do të arrijnë në mesataren e Rajonit. Ndryshimet e tarifave janë bazuar në asistencën e dhënë nga një kompani britanike.
Modeli “BULRAIC” parashikon që në një periudhe 2 deri 3 vjeçare të gjitha shërbimet të orientohen drejt kostos së ofrimit efiçent në një treg konkurues. Implementimi i tij parashikohet të fillojë në muajin Mars si fazë e parë dhe faza e dytë në muajin Shtator 2011. në një shtator të vitit 2014 pritet që tarifat e terminimit, për të katër kompanitë në treg të arrijnë në 4.57 lekë për minutëm. Aktualisht tarifat variojnë nga 10.5 deri në 18.9 lekë për minutë.
Florian Papadhimitri