E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomia, dështimet e sfidat

2010 nisi dhe po mbyllet me përmbytje, fakt ky i cili ndikoi ne te ardhurat e buxhetit te shtetit. Ky fenomen u shoqërua me aktin normativ te qeverise i cili ndryshoi treguesit e buxhetit te shtetit, për shkak te mos realizimit te te ardhurave ne masën e programuar. Te mjetin fat duket se do te ketë dhe 2011-ta. Ekspertet analizojnë pikat kryesore te ekonomisë shqiptare gjate këtij viti. Por sfida e vitit 2011 duket se do te jete situata ekonomike, ambienti i jashtëm vijon te jete një kërcenim për vendin, por nga ana tjetër viti i ri ka një specifikë pasi përkon me zgjedhjet lokale, çka do te thotë se risqet janë edhe me te mëdha. Për sa u përket bizneseve, viti qe po leme konsiderohet problematik pasi kriza ekonomike e shoqëruar edhe me bllokimin e kredidhënies ne vend vuri ne vështirësi financiare shume prej kompanive. Nga ana tjetër, rënia e konsumit u shoqërua edhe me bllokim ne blerje. Ndaj ekspertet janë te mendimit se një vëmendje kryesore duhet kushtuar biznesit ne vitin qe vjen.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›