E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nate magjike per Alonson

Spanjolli Fernando Alonso udhehoqi nga fillimi deri ne fund dhe fitoi garen e nates per Shperblimin e Madh te Singaporit te dielen duke shtuar gjasat e tij per titullin e trete te kampionit te botes ne Formula 1.

Ne nje paraqitje mjeshterore ngasesi i Ferrarit la prapa vetes Sebastian Vettelin ne Red Bull dhe mori 25 pike dhe fitoren e katert te sezonit dhe te 25-en ne karrieren e tij.

Kolegu i Vettelit lideri i kampionatit Mark Webber perfundoi i treti pasi i shpetoi perplasjes me McLarenin e Lewis Hamiltonit qe ia perfundoi garen ngasesit britanik per here te dyte me radhe. Webber tani udheheq me 202 pike para Alonsos qe ka 191 dhe Hamiltonit me 182.

Vettel eshte nje pike me prapa ndersa kampioni aktual i votes Jenson Button - i cili perfundoi i katerti ne Singapor - ka 177. Kampionati mbetet shume i ngushte mes pese kandidateve tha Alonso ne konference per shtyp pas gares.
Mark eshte ne epersi por ne do te japim maksimumin. Nuk e di nese do te mjaftoje por do te jap 100 per qind nga vetja shtoi ai.

Jashte gares per titull Nico Rosberg ne Mercedes perfundoi i pesti ndersa braziliani Rubens Barrichello i gjashti per Williamsin. Ngasesi i Renaultit Robert Kubica mori poziten e shtate ndersa Adrian Sutil ne Force India ishte i teti.

Kampionati ne Formula 1 vazhdon muajin e ardhshem ne Japoni para se te kaloje ne Korene e Jugut e me pas ne Brazil dhe Abu Dhabi per garen e fundit te ketij sezoni jashtezakonisht interesant.

Rezultatet e gares

1 Fernando Alonso 15753.579
2 Sebastian Vettel 15753.872
3 Mark Webber 15822.720
4 Jenson Button 15823.965
5 Nico Rosberg 15842.973
6 Rubens Barrichello 15849.680
7 Robert Kubica 15920.138
8 Andrea Sutil 15945.995

Renditja e pergjithshme

1 Mark Webber 202 pike
2 Fernando Alonso 191
3 Lewis Hamilton 182
4 Sebastian Vettel 181
5 Jenson Button 177
6 Felipe Massa 125
7 Nico Rosberg 122
8 Robert Kubica 114

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›