Viti i përparimit për Shaqirin

Po ashtu, ai luajti mirë edhe me Kombëtaren A. Mesfushori kosovar është i vetëdijshëm se në krahasim me vitin e kaluar ka pasur përparim. “Kam ecur përpara shumë këtë vit. Kam shkuar hap pas hapi”, deklaroi 20 vjeçari për mediat zvicerane.
Ndërkohë, ai është lavdëruar edhe nga shoku i skuadrës Fabian Frei, me të cilin ishin të ftuar së bashku në një emision. “Shaqiri është yll, unë ende jo”, theksoi futbollisti zviceran.
Por, i menjëhershëm ishte reagimi modest i futbollistit gjilanas. “Jo, unë nuk dëshiroj të gjykohem në këtë mënyrë. Unë nuk e shoh veten si një yll. Jam person normal. Mirëpo, normalisht se më pëlqejnë sukseset”, vazhdoi ai.
Në fund, të dy lojtarët janë pyetur për të ardhmen, ndërsa Shaqiri është treguar i matur në këtë pyetje. “Është hera e 100 mijtë që më bëhet kjo pyetje. Është e natyrshme se dëshiroj të luaj në një ligë më të fortë, por këtë do ta bëj kur të jetë koha e duhur”, përfundoi ai.