Viti i ri shkollor, Bashkia e Tiranës: Kushtet në të gjitha shkollat, më mirë se vitin e kaluar
TIRANE - “Me fillimin e vitit të ri shkollor 2013-2014, Bashkia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për restaurimin, mirëmbajtjen dhe rikonstruksionin e një pjese të madhe të shkollave të kryeqytetit.” Kështu deklaroi sot drejtori i Ndërmarrjes nr. 3 Alfons Muça.
“Kemi mundësuar rikonstruksionin e 4 shkollave të kryeqytetit, nga të cilat 2 kanë përfunduar dhe janë gati për fillimin e vitit të ri shkollor, ditën e nesërme, përkatësisht shkollat “Ibrahim Brahja” dhe “Murat Toptani”. Janë në proces rikonstruksioni dhe pritet të përfundojë semestrin e dytë të vitit të ri shkollor shkolla “Niket Dardani” dhe “Eqerem Çabej”. Gjithashtu kemi bërë restaurimin dhe mirëmbajtjen e plotë të të gjithë objekteve shkollore që ka qyteti i Tiranës. Pritet që kushtet në të gjithë shkollat e Tiranës, të jenë shumë më mirë se viti i kaluar”- deklaroi Muça.
I pyetur nga gazteraët në lidhje me raportin e ASHR-së, sipas së cilit, 4 shkolla kanë probleme dhe duhet të mbyllen, Muç tha: “Jo pa qëllim, edhe intervistën kemi përzgjedhur ta bëjmë në një ndër këto shkolla. Ja raporti i ASHR, këtu kemi edhe shkresën përmes së cilës i kemi kthyer përgjigje ASHR, datë 07.08.2013, lidhur me punimet që do të kryejë Bashkia e Tiranës në këto objekte që kanë qenë problematike. Kemi pasur lidhje dhe kontakte të herëpashershme me të gjithë autoritetin e Shëndetit Publik, kemi marrë masa, kemi bërë evidente dhe kemi realizuar të gjithë detyrat që ata kanë lënë. Kjo është një ndër ato shkolla, “Siri Kodra”, e cila është përmendur nga Autoriteti i Shëndetit Publik dhe është bërë restaurimi i plotë i kësaj shkolle.”
(BalkanWeb)