Part-time, më 18 shtator nis aplikimi, tarifa e regjistrimit 1600 lekë
TIRANE - Fillimin e javës që vjen të gjithë të rinjtë që dëshirojnë të ndjekin studimet e ciklit të parë me kohë të pjesshme nisin regjistrimin pranë sekretarive mësimore. Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit i datës 29.8.2013, përcakton se studentët do të kenë në dispozicion një muaj kohë që të bëjnë aplikimin, duke nisur nga data 18 shtator deri më 16 nëntor 2013. “Aplikimi i kandidatëve nis nga data 18.9.2013 deri në datën 16.10.2013, prej orës 08:00 deri në orën 16:00, pranë sekretarive mësimore të fakulteteve përkatëse”, - thuhet në udhëzimin e MASH. Ndërkohë që në pikën e parë të këtij udhëzimi përcaktohet se: “Nuk pranohen aplikime nga kandidatë të shpallur fitues me formularët A2 dhe A3, të regjistruar në listat përfundimtare. Tarifa e aplikimit është 1600 lekë dhe pagesa bëhet në Postën Shqiptare.
Dokumentet
Prej datës 18 shtator, maturantët që nuk janë shpallur fitues në asnjë program studimi me kohë të plotë, por edhe ata të rinj që kanë mbaruar gjimnazin dhe nuk kanë konkurruar për në universitet kanë të drejtë të aplikojnë për studimet me kohë të pjesshme. Afati i përfundimit të aplikimeve është data 16 tetor. Kandidatët duhet të dorëzojnë brenda këtyre afateve fotokopje të noterizuara të diplomës së Maturës Shtetërore dhe certifikatës së notave. Ata që kanë mbaruar para 2011, duhet të dorëzojnë dhe vërtetimin nga AKP se janë kalues në provimet me zgjedhje. Duhet të dorëzojnë fotokopje të dokumentit të identifikimit dhe dy fotografi. Si dhe mandatpagesën e tarifës së aplikimit në Postën Shqiptare prej 1600 lekësh. Po ashtu, duhet një deklaratë e kandidatit që vërteton se nuk ndjek ndonjë program tjetër studimi me kohë të plotë ose me kohë të pjesshme të institucionet e arsimit të lartë publik. Në Universitetin e Sporteve të Tiranës, përveç këtyre dokumenteve, kandidatët duhet t’u nënshtrohen edhe kritereve të vendosura nga ky institucion.
Fituesit
Universitetet do të kenë në dispozicion vetëm katër ditë nga mbyllja zyrtare e aplikimeve për të shpallur studentët fitues në këto programe studimi. Në pikën 10 të udhëzimit përcaktohet se: “Institucionet publike të arsimit të lartë të shpallin kandidatët fitues brenda orës 16:00 të datës 20.10.2013 të ndarë sipas programeve të studimit përkatës”. Sipas MASH, regjistrimi i kandidatëve në programet e studimit me kohë të pjesshme dhe edukimit në distancë ku janë shpallur fitues, do të zhvillohet nga data 21.10.2013 deri në datën 24.10.2013, prej orës 08:00 deri në orën 16:00, pranë sekretarive mësimore të njësive kryesore të institucioneve publike të arsimit të lartë. Regjistrimi i tyre bëhet vetëm me diplomën e Maturës Shtetërore dhe dëftesën e pjekurisë origjinale të shkollës së mesme, me përjashtim të rasteve që nuk e kanë origjinalin. Dokumentet e kandidatëve jofitues do t’u kthehen personave kundrejt kërkesës. Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP) do të bëjë verifikimet e listës së fituesve, nëse ka kandidatë që rezultojnë të regjistruar në programe të tjera studimi të ciklit të parë ose të dytë, me kohë të plotë apo të pjesshme në universitete publike, nuk marrin numër matrikulimi. AKP-ja pas verifikimit u kërkon u kërkon universiteteve t’i çregjistrojë ata.
Kuotat
Në dispozicion të studentëve për studimet me kohë të pjesshme(part-time) për vitin akademik 2013-2014 janë 8562 kuota. Pjesën më të madhe të kuotave e ka Universiteti i Tiranës me mbi 2 mijë pranime, ku vetëm në Fakultetin e Drejtësisë janë 300 kuota, ndërsa në Fakultetin e Ekonomisë janë në total 290 kuota ndërsa në Fakultetin Historisë dhe Filologjisë janë 500 kuota për studimet me kohë të pjesshme në degën Gjeografi dhe Histori. Për sistemin e studimeve part-time janë në dispozicion të studentëve 170 kuota në Universitetin Mjekësor të Tiranës, për degët, Mami e cila ka vetëm 20 kuota, Infermieri që ka dhe numrin më të lartë në këtë universitet me 60 kuota, ndërsa Imazhieri, Fizioterapi dhe Teknik Laboratori kanë secila nga 30 kuota në dispozicion.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)