Viti i ri shkollor, Nikolla, Kumbaro dhe Basha urojnë nxënësit
TIRANE - Rreth 600 mijë nxënës të arsimit 9-vjeçar dhe atij të mesëm janë ulur sot në bankat e shkollës për nisjen e vitit të ri shkollor. Pjesa më e madhe e tyre janë të regjistruar në arsimin bazë, ndërsa pjesa tjetër do të ndjekin shkollat e mesme të përgjithshme dhe ato profesionale.
Ndërkohë që, për shkak të situatës politike në të cilën ndodhet vendi, Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ka bërë të ditur numrin e saktë të të regjistruarve, numrin e fëmijëve që do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës dhe të atyre që do të ndjekin arsimin bazë dhe të mesëm.
Vitin e kaluar shkollor numëroheshin rreth 385 mijë nxënës në arsimin bazë dhe 146 mijë në atë të mesëm, ndërsa mbi 36 mijë fëmijë ishin regjistruar në klasën e parë. Mendohet që shifrat të jenë pak a shumë të njëjta me një vit më parë, ndërsa një vend të rëndësishëm zë edhe regjistrimi i fëmijëve të emigrantëve të kthyer.
BASHA: UROJ NXËNËSIT PËR NJË VIT TË MBARË E TË SUKSESSHËM
Ora 09:10 - Kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha zgjodhi shkollën “Sami Frashëri”, për të shprehur urimin e tij për të gjithë nxënësit dhe mësuesit, që nisin sot vitin e ri shkollor. Basha theksoi se Bashkia e Tiranës do të vazhdojë të investojë në infrastrukturën arsimore.
“Uroj nxënësit për një vit të mbarë e të suksesshëm. Bashkia e Tiranës po investon në infrastrukturën arsimore duke ndërtuar shkolla të reja. Do të investojmë për 9 palestra dhe 25 laboratorë të rinj”- është shprehur Basha.
NIKOLLA: POLITIKA TË REJA PËR ARSIMIN
Ora 08:40 - Ministrja e re e Arsimit Lindita Nikolla dhe ajo e Kulturës Mirela Kumbaro vizituan “Liceun Artistik”, prej nga uruan të gjithë nxënësit dhe mësuesit për fillimin e vitit të ri shkollor.
“Erdhëm në Liceun Artistik për të uruar jo vetëm nxënësit, prindërit dhe mësuesit e kësaj shkolle, por të gjithë shkollave, një vit akademik të suksesshëm. Politika do të mbetet jashtë dyerve të shkollës por për arsimin do bëhet politika më e mirë që lidhet posaçërisht me promovimin e këtyre talenteve duke shtrirë edukimin artistik në moshën në më të vogël. Kemi program specifik për fëmijët e komunitetit rom,transport falas për ata fëmijë që kanë shkollën larg si dhe programe specifike për fëmijët në nevojë” - është shprehur ministrja Nikolla.
SHKOLLAT NE TIRANE
Sa u takon shkollave të kryeqytetit, Bashkia e Tiranës ka njoftuar se ka krijuar të gjitha kushtet e nevojshme për mbarëvajtjen e mësimit. Konfirmimi është dhënë nga drejtori i Ndërmarrjes Nr.3, Alfons Muça. Sipas tij, për vitin shkollor 2013-2014 janë rikonstruktuar 4 shkolla, ndërsa është bërë restaurimi dhe mirëmbajtja e plotë e gjithë objekteve të tjera. "Me fillimin e vitit të ri shkollor 2013-2014, Bashkia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për restaurimin, mirëmbajtjen dhe rikonstruksionin e një pjese të madhe të shkollave të Tiranës. Kemi mundësuar rikonstruksionin e 4 shkollave të kryeqytetit, nga të cilat, 2 kanë përfunduar dhe janë gati për fillimin e vitit të ri shkollor, ditën e nesërme, përkatësisht shkollat "Ibrahim Brahja" dhe "Murat Toptani". Janë në proces rikonstruksioni dhe pritet të përfundojnë semestrin e dytë të vitit të ri shkollor shkolla "Niket Dardani" dhe "Eqerem Çabej". Gjithashtu kemi bërë restaurimin dhe mirëmbajtjen e plotë të të gjitha objekteve shkollore që ka qyteti i Tiranës. Pritet që kushtet në të gjitha shkollat e Tiranës të jenë shumë më mirë se viti i kaluar", - u shpreh Muça. Gjithashtu, ai ka reaguar edhe në lidhje me një raport të Autoritetit Shëndetësor Rajonal, në të cilin thuhej se 4 shkolla duhej të mbylleshin për shkak se nuk plotësonin kushtet higjieno-sanitare. Sipas Muçës, për këto shkolla janë realizuar të gjitha detyrat e lëna nga ASHR-ja. "Kemi pasur lidhje dhe kontakte të herëpashershme me të gjithë Autoritetin e Shëndetit Publik, kemi marrë masa, kemi bërë evidente dhe kemi realizuar të gjitha detyrat që ata kanë lënë. "Siri Kodra", është një ndër ato shkolla që është përmendur nga Autoriteti i Shëndetit Publik, dhe është bërë restaurimi i plotë i saj. Të gjitha objektet shkollore, pa përjashtim, do të jenë në kushte shumë më të mira. Ju garantojmë se të gjitha shkollat e Tiranës dhe një pjesë që brenda semestrit të dytë do të futen në fazën tjetër të rikonstruksionit, do të jenë me parametra shumë bashkëkohorë", - shpjegoi Muça.
(er.nu/BalkanWeb)