E Hënë, 2 Nëntor 2026

Viti i ri shkollor, kopshtet dhe çerdhet në Kukës gati për të mirëpritur fëmijët

Në qytetin e Kukësit, çerdhet dhe kopshtet po bëhen gati për nisjen e vitit të ri parashkollor. Në bashkëpunim me drejtorinë e Shërbimeve të Bashkisë, Kukës ambientet po bëhen gati, që sipas drejtoreshës së arsimit parashkollor konsiston në lyerje dhe dezinfektim.

“Gjatë verë kopshtet dhe çerdhe janë të hapur dhe numri i fëmijëve është minimal. Ambientet po bëhen gati dhe në bashkëpunim me drejtorinë e Shërbimeve po bëhen lyerje, dezinfektime dhe do të jemi gati për të nisur vitin e ri shkollor”, u shpreh Albana Elezaj, Drejtoreshë e Arsimit Parashkollor në Bashkinë Kukës.

Regjistrimet e fëmijëve në këto institucione kanë përfunduar, por prindërit që ende nuk e kanë regjistruar fëmijën e tyre janë të mirëpritur të paraqiten, nëse ka ende vende të lira.

“Procesi i regjistrimeve është mbyllur por nëse një fëmijë nuk e ka bërë në kohë regjistrimin dhe ka nevojë për tu regjistruar tani, do të regjistrohet”, tha ajo.

Edhe gjatë muajve të verës, stafi i çerdheve dhe kopshteve ka vijuar përkushtimin për të ofruar një ambient të sigurt për fëmijët.

Gazetare: Irda Bajraktari

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›