E Martë, 3 Nëntor 2026

Viti i ri shkollor në Shkodër, çdo gjë gati për më shumë se 14 200 nxënës

Ashtu si në gjithë vendin edhe në Shkodër ka nisur sot viti ri i shkollor.

1220  nxënës të arsimit parauniversitar në Bashkinë e Shkodrës, janë ulur sot për herë të parë në bankat e shkollës.

Ditën e sotme, të pranishëm në shkollën 9-vjeçare “Edit Durham” të për të ndjekur nisjen e procesit mësimor ishin prefektja e qarkut Shkodër, Majlinda Angoni dhe drejtuesja e zyrës arsimore në Shkodër Brisela Kadija.

Për këtë viti shkollor kanë përfituar tekste falas mbi 30 % e nxënësve te arsimit bazë nga klasa e parë deri në klasën e 5-të.

Ndërkohë, Drejtoria e Menaxhimit të Objekteve Publike, ka kryer  punime në 50 objekte arsimore në territorin e Bashkisë Shkodër, ndërsa pritet nisja e shpejtë e punimeve për rikonstruksionin e plotë të dy shkollave “Ndre Mjeda” dhe “Kolë Idromeno”.

Gazetar: Luan Kadija

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›