Viti ri akademik, në disa shkolla në Tiranë mësim me 2 turne
TIRANË- “Çantën plot me libra e mora tek dora....ika kukull ika se po më pret shkolla. Mami sot u rrita, nuk jam më fëmijë,por kjo mendja ime shpesh tek ti do të vijë.... Sot do të shkoj në shkollë të bëhem e ditur, qesh një cikë ti kukull pse rri e mërzitur...”
Kështu nisi viti i ri shkollor në shumë shkolla të vendit. Emocionet më të mëdha duket se i kanë përjetuar nxënësit e klasës së parë. Mësueset e tyre të para do ti mbajnë mend gjatë ndaj dhe kanë preferuar ti nderojnë me tufa me lule. Por, në gjimnaze duket se situata është më ndryshe.
Në gjimnazin “Petronini Luarasi” drejtoresha Diana Kalemi tregon se shkolla e meremetuar pak kohë më parë ka pritur nxënësit me kusht dhe standarde të reja. Ndërsa, ka përmendur faktin se prej 5 vitesh këtë shkollë nuk zhvillohet mësim me dy turne.
“Gjimnazi Petronini për të 5-tin vit, zhvillon mësim vetëm në turnin e paradites, me një numër relativisht të madh të nxënësve nëpër klasa. Por, ne si staf pedagogjik por dhe drejtoria e shkollës, në bashkëpunim dhe me Drejtorinë Arsimore e kemi parë si më të udhës që të ketë një numër relativisht më të madh të nxënësve, nëpër klasa sesa mësimi të zhvillohet me dy turne. Ne jemi me fat se shkolla kushtet fizike i ka të mira. Furnizimi me tekste është në masën 80%”, theksoi Diana Kalemi, drejtoresha e ‘Petro Nini Luarasit’.
Krejt ndryshe ndodh në shkollën “Sami Frashëri”, ku vitet e para duket se do të zhvillojnë mësim në turnin e dytë që fillon pas orës 13:00. Drejtoresha tregon se kjo situatë ndodh se shkolla është mjaft e preferuar dhe me numrin e lartë të nxënësve është e pamundur të përballohet mësimdhënia vetëm me një turn.
“Gjithmonë në këtë gjimnaz ka fluks të paparë kërkesash për tu regjistruar. Këtë vit kemi hapur gjithsej rreth 12 vite të para duke përfshirë dhe dy klasa të projektit gjerman që zhvillohet me konkurs. Kemi 14 vite të dyta dhe 15 matura. Klasat e 11 dhe12 zhvillojnë mësimin në turnin e parë, klasa e 10-ta turnin e dytë. Është viti i 6-të se mësimi bëhet me dy turne. Mesatarja e nxënësve në një klasë është 35 nxënës”, Julinda Bllaca, drejtoreshë e ‘Sami Frashërit’.
Por, gjatë paradites së sotme me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor shtuar dhe shiun trafiku në Tiranë u rendua së tepërmi duke shkaktuar radhë të gjata makinash dhe vonesa për në destinacion.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Viti ri akademik, në disa shkolla në Tiranë mësim me 2 turne