E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, ''Forbes'': Bill Gates mbetet amerikani më i pasur

NJU JORK- Bashkëthemeluesi i kompanisë "Microsoft", Bill Gates mbetet edhe në vitin 2013 amerikani më i pasur, me 72 miliardë dollarë të ardhura dhe një rritje prej gjashtë miliardësh në raport me vitin e kaluar sipas klasifikimit të përvitshëm të publikuar sot në revistën amerikane "Forbes". 

Për të njëzetin vit radhazi Bill Gates mbetet njeriu më i pasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

"57 vjeçari Gates është përsëri që prej majit të këtij viti njeriu më i pasur në botë, duke tejkaluar kështu të ardhurat e manjatit meksikan të telekomunikacionit, Carlos Slim", citon revista amerikane. 

Ashtu si vitin e kaluar, i dyti në klasifikim është Warren Buffett, në krye të perandorisë së shtypit "Berwshire Hathaway". 

Me të ardhura prej 58,5 miliardë dollarësh, ose 12,5 miliardë më shumë se në vitin 2012, ai u pasurua më shumë se çdo miliarder tjetër amerikan këtë vit. 

Më pas në vendin e tretë vjen Larry Ellison, bashkëthemeluesi i programeve kompjuterike "Oracle", me 41 miliardë dollarë të ardhura.
Vëllezërit Charles et David Koch ndodhen në vend të katërt me një pasuri prej 36 miliardë dollarësh secili. Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Michael Bloomberg pasuria e të cilit është 31 miliardë dollarë, u klasifikua i dhjeti. 

Themeluesi i rrjetit social "Facebook", 29-vjeçari Mark Zuckerberg është i dyti për rritjen më të madhe të pasurisë prej 19 milliardë dollarësh me 9,6 miliardë më shumë se vitin e kaluar. Para një viti, hyrja në bursë i kushtoi shoqërisë së tij 8,1 miliardë dollarë. 

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›