E Diel, 1 Nëntor 2026

Vitin e Ri e presim me borë

Stina e dimrit në vendin tonë ka hyrë me temperatura ditore mbi zero.

Dimri i tillë pritet të vazhdojë edhe në javën tjetër. Gjatë ditës së nesërme pritet ngritje e lehtë e temperaturave.

Në këtë kohë do të mungojnë edhe reshjet e borës por ato do të vijnë më 27 dhjetor.

“Ditën e enjte do të fillojnë reshjet e borës por të cilat do të jenë me intensitet të ulët, për të vazhduar me reshje me të dendura bore në dy ditët në vazhdim”, ka deklaruar për Indeksonline, Sylë Tahirsylaj, Drejtor i Insititutit Hidrometerologjik të Kosovës.

Tahirsylaj ka theksuar se për dallim nga ndërrimet e mot-moteve në vjetët e fundit, ku ka pas mungesë bore, këtë vit bora nuk do të mungojë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›