Koreja e Veriut mund të godas Shtetet e Bashkuara

Lajmi u raportua ditën e diel nga mediat koreanojugore, të cilat cituan zyrtarë ushtarakë të vendit.
Sipas tyre, vendi komunist ka tashmë në zotërim raketa me rreze 10 mijë kilometrash, të cilat janë në gjendje të godasin Bregun Perëndimor të SHBA-së dhe Evropën.
Përfundimi i Seulit zyrtar erdhi pasi ushtria rikuperoi në det dhe analizoi fragmentet e një pjese të raketës, e cila dërgoi një satelit në hapësirë më parë gjatë dhjetorit, transmeton TCH.
Peniani realizoi lëshimin, i cili shkeli një rezolutë të OKB-së në lidhje me testimet e raketave me rreze të gjatë veprimi, pavarësisht sanksioneve dhe presionit ndërkombëtarë.
Korea e Veriut, një vend me 25 milionë banorë, ndërmerr një program ambicioz raketor, pavarësisht shpenzimeve astronomike, në një kohë kur një pjesë e popullsisë së vendit është e kërcënuar drejtpërsëdrejti nga uria.
Me parë, dihej se vendi kishte raketa me rreze prej 1 500 kilometrash, te mjaftueshme për të goditur vendet fqinje, por jo për të udhëtuar përtej Oqeanit Paqësor apo në portat e kontinentit evropian./Indeksonline/