Vizat, BE: Shqipëria nuk i përmbushi kriteret

Shqipëria nuk i përmbushi kriteret prandaj nuk do të ketë liberalizim të vizave. Kështu është shprehur Komisioneri për Drejtësi i Bashkimit Europian, Zhak Barrot në një konferencë për shtyp. Barrot ka propozuar sot zyrtarisht heqjen e vizave për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi por ka theksuar se nga heqja e vizave nuk përfitojnë Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina. "Shqipëria nuk i përmbushi kriteret, po ashtu edhe Bosnja. Kriteret ishin pasaportat biometrike dhe kontrolli i kufijve", u shpreh Barrot duke shtuar se "BE do të vazhdojë të nxisë Shqipërinë dhe Bosnjën për ti përbushur sa më parë këto standarde".
Ndërsa Komisioneri për Zgjerimin në BE, Olli Rehn, u shpreh se këto vende duhet të kryejnë reformat duke theksuar se BE do të shtyjë për disa muaj liberalizimin e vizave për këto dy vende
Ndërsa Komisioneri për Zgjerimin në BE, Olli Rehn, u shpreh se këto vende duhet të kryejnë reformat duke theksuar se BE do të shtyjë për disa muaj liberalizimin e vizave për këto dy vende