Vizat, Basha: Kushtet u plotsuan

Ministri i Brendshëm thote së Shqipëria ka plotësuar kushtet për ta përfituar këtë liberalizim.
“Politikat e emigracionit të Shqipërisë janë në përputhje me politikat e Bashkimit Europian dhe kane luajtur një rol thelbësor në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO”, u shpreh Basha.
Por për deputeten e PS-së Valentina Leskaj, e ftuar në tryezën për problemet e emigracionit e organizuar nga shoqëria civile, Shqipëria do të vazhdojë të ketë emigracion, i cili tashmë nuk është më periudha të shkurtra, por me kohë të gjatë.
“Shqipëria është një vend me potencial migrator shumë të lartë dhe duhen politika të reja, sepse emigracioni po kthehet në aftatgjatë dhe të ligjshëm”, u shpreh Leskaj.
Per ish-ministren e Punës në Shqipëri, arsyeja e migracionit eshte papunësia e madhe.
Nëse Shqipëria do te perfitoje liberalizimin e vizave, asnje prej shtetasve nuk mund te rrije me gjate se tre muaj ne nje vend te Bashkimit Europian brenda nje viti kalendarik nga data e daljes nga pikat e kalimit kufitar shqiptar.